Znaleziono w kategoriach:
Piekarnik ELECTROLUX EOC6P77H SteamCrisp Elektryczny parowy Czarny A+

Instrukcja obsługi Piekarnik ELECTROLUX EOC6P77H SteamCrisp Elektryczny parowy Czarny A+

Powrót
EOC6P77H
SQ Udhëzimet për përdorim | Furrë me avull 2
HR Upute za uporabu | Pećnica na paru 36
CS Návod k použití | Parní trouba 70
ET Kasutusjuhend | Auruahi 104
LV Lietošanas instrukcija | Tvaika cepeškrāsns 137
LT Naudojimo instrukcija | Garinė orkaitė 171
MK Упатство за ракување | Печка на пареа 205
PL Instrukcja obsługi | Piekarnik parowy 241
RU Инструкция по эксплуатации | Духовой шкаф с функцией
пара
276
SR Упутство за употребу | Пећница на пару 312
SK Návod na používanie | Parná rúra 347
SL Navodila za uporabo | Parna pečica 380
UK Інструкція | Парова духовка 413
Mirë se vini në Electrolux! Faleminderit që keni zgjedhur pajisjen
tonë.
Në përpjekjet tona për të qenë ekologjikë, ne jemi duke reduktuar asetet e letrës dhe
po ofrojmë manuale të plota përdorimi në internet. Aksesoni manualin tonë të plotë të
përdorimit në electrolux.com/manuals
Merrni këshilla përdorimi, broshura, informacione për ndreqjen e problemeve,
shërbimin dhe riparimin në electrolux.com/support
Për më shumë receta, këshilla, diagnostikim problemesh, shkarkoni aplikacionin My
Electrolux Kitchen.
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
PËRMBAJTJA
1. INFORMACIONI I SIGURISË..........................................................................2
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË.........................................................................4
3. INSTALIMI.......................................................................................................8
4. PËRSHKRIM I PRODUKTIT........................................................................... 9
5. PANELI I KONTROLLIT................................................................................ 10
6. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË............................................................. 11
7. PËRDORIMI I PËRDITSHËM....................................................................... 11
8. FUNKSIONET E ORËS.................................................................................17
9. PËRDORIMI I AKSESORËVE...................................................................... 19
10. FUNKSIONET SHTESË..............................................................................22
11. UDHËZIME DHE KËSHILLA.......................................................................23
12. KUJDESI DHE PASTRIMI...........................................................................26
13. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE...................................................................... 31
14. EFIKASITETI ENERGJETIK....................................................................... 33
15. STRUKTURA E MENYSË...........................................................................34
16. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN.....................................................35
1. INFORMACIONI I SIGURISË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes
udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për
lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të
papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të
sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të
ardhmen.
2 SHQIP
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh
ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri,
nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për
përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e
përdorimit. Fëmijët nga nën 8 vjeç dhe personat me aftësi
të kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të
mbahen larg nga pajisja, përveçse kur mbahen nën
monitorim të vazhdueshëm.
Fëmijët duhet të monitorohen për t'u siguruar se nuk luajnë
me pajisjen.
Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë
siç kërkohet.
PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Mbajini fëmijët dhe kafshët
shtëpiake larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në përdorim
dhe kur ftohet.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ai
duhet aktivizuar.
Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e
pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
Kjo pajisje përdoret vetëm për gatim.
Kjo paisje është krijuar për përdorim shtëpiak në ambient të
brendshëm.
Kjo paisje mund të përdoret në: zyra, dhoma hoteli, dhoma
bujtine, dhoma hoteli rural, si dhe në vende të ngjashme ku
përdorimi nuk tejkalon (mesatarisht) nivelet e përdorimit
shtëpiak.
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë pajisje
dhe të ndërrojë kabllon.
Mos e përdorni pajisjen përpara se ta instaloni në strukturën
inkaso.
Përpara mirëmbajtjes, shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik.
SHQIP 3
Nëse kordoni i energjisë elektrike është i dëmtuar, duhet të
zëvendësohet nga prodhuesi, qendra e autorizuar e
shërbimit e tij ose persona me kualifikim të ngjashëm për të
shmangur një rrezik elektrik.
PARALAJMËRIM: Për të shmangur mundësinë e goditjes
elektrike, sigurohuni që pajisja të fiket përpara se të
ndërroni llambën.
PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Duhet pasur kujdes për të
shmangur prekjen e elementëve të ngrohjes ose sipërfaqes
së brendësisë së pajisjes.
Përdorni gjithmonë doreza furre për të hequr ose për të
futur aksesorët ose enët për furrë.
Përdorni vetëm sensorin e ushqimit (sensorin e
temperaturës) që rekomandohet për këtë pajisje.
Për të hequr mbajtëset e rafteve, në fillim hiqni pjesën e
përparme të mbajtëses së raftit dhe pastaj pjesën e pasme
nga muret anësore. Montojini mbajtëset e rafteve në rendin
e kundërt.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të
mprehta metalike për të pastruar derën prej xhami, pasi
mund të gërvishtet sipërfaqja, gjë e cila mund të shkaktojë
krisjen e xhamit.
Hiqini të gjithë aksesorët dhe depozitimet/derdhjet e tepërta
nga brenda pajisjes përpara pastrimit pirolitik.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta
instalojë këtë pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin.
Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të
mbyllura.
Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza.
Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt
dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat
e instalimit.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
4 SHQIP
Përpara montimit të pajisjes, kontrolloni
nëse dera e pajisjes hapet pa pengesë.
Pajisja vjen me një sistem elektrik ftohjeje.
Duhet vënë në punë përmes lidhjes nga
priza.
Lartësia minimale e
mobilies (Mobilia nën
lartësinë minimale të
suprinës)
590 (600) mm
Gjerësia e mobilies 560 mm
Thellësia e mobilies 550 (550) mm
Lartësia e pjesës së
përparme të pajisjes
594 mm
Lartësia e pjesës së pasme
të pajisjes
576 mm
Gjerësia e pjesës së
përparme të pajisjes
595 mm
Gjerësia e pjesës së
pasme të pajisjes
559 mm
Thellësia e pajisjes 569 mm
Thellësia inkaso e pajisjes 548 mm
Gjerësia me derën të hapur 1022 mm
Madhësia minimale e
hapjes së ventilimit. Hapja
e vendosur në pjesën e
pasme poshtë
560x20 mm
Gjatësia e kabllos kryesore
të furnizimit. Kablloja është
vendosur në këndin e
djathtë të pjesës së pasme
1500 mm
Vidat e montimit 4x25 mm
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga
një elektricist i kualifikuar.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të
instaluar si duhet.
Mos përdorni përshtatës me shumë spina
dhe kabllo zgjatuese.
Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe
kabllon elektrike. Nëse kablloja elektrike
duhet zëvendësuar, kjo duhet bërë nga
Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.
Mos i lini kabllot elektrike që të prekin
derën e pajisjes ose t'i afrohen asaj apo
hapësirës poshtë pajisjes, veçanërisht kur
është në punë ose dera është e nxehtë.
Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent
dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në
mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur
nga spina.
Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat
mbrojtës, siguresat (siguresat që vidhosen
duhet të hiqen nga foleja), salvavitat dhe
kontaktorët.
Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
instaluese e cila ju lejon të shkëpusni
pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha
polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një
hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
Mbylleni plotësisht derën e pajisjes,
përpara se të lidhni spinën e rrymës me
prizën e rrymës.
Kjo pajisje ofrohet me spinë dhe kordon
elektrik.
Llojet e kabllove të përshtatshme për
instalim ose zëvendësim për Evropën:
H07 RN-F, H05 RN-F, H05 RRF, H05 VV-F, H05
V2V2-F (T90), H05 BB-F
Për prerjen e kabllos, shikoni fuqinë totale në
pllakën e specifikimeve. Mund t'i referoheni
edhe tabelës:
Korrenti gjithsej (W) Seksioni i kordonit
(mm²)
maksimumi 1380 3x0.75
maksimumi 2300 3x1
maksimumi 3680 3x1.5
Kordoni i tokëzimit (kabllo e gjelbër/verdhë)
duhet të jetë 2 cm më i gjatë sesa kabllot kafe
të fazës dhe blu të nulit.
SHQIP 5

Właściciel serwisu: TERG S.A. Ul. Za Dworcem 1D, 77-400 Złotów; Spółka wpisana do Krajowego Rejestru Sądowego w Sądzie Rejonowym w Poznań-Nowe Miasto i Wilda w Poznaniu, IX Wydział Gospodarczy Krajowego Rejestru Sądowego pod nr KRS 0000427063, Kapitał zakładowy: 40 618 750 zł; NIP 767-10-04-218, REGON 570217011; numer rejestrowy BDO: 000135672. Sprzedaż dla firm (B2B): dlabiznesu@me.pl INFOLINIA: 756 756 756