Znaleziono w kategoriach:
Zamrażarka ZANUSSI ZFC1040WA

Instrukcja obsługi Zamrażarka ZANUSSI ZFC1040WA

Wróć
Pajisje ngrirëse horizontale
Fagyasztóláda
Сандак за замрзнување
Zamrażarka skrzyniowa
Ladă frigorică
Хоризонтални замрзивач
Truhlicová mraznička
Zamrzovalnik
Manuali i përdorimit
Használati utasítás
Прирачник за корисникот
Instrukcja obsługi
Manual de utilizare
Упутство за употребу
Návod na použitie
Navodila za uporabo
SQ
ZFC1042WA
ZFC1040WA
2
12
22
32
42
52
62
72
HU
МК
PL
RO
СР
SK
SL
2www.zanussi.com
Përmbajtja
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes
udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse
shkaktohen lëndime dhe dëme nga instalimi dhe përdorimi i
pasaktë. Gjithmonë mbajini udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu
referuar në të ardhmen.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e sipër
dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose mendore
ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse këta mbahen nën
mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes
dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit.
• Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg fëmijëve.
• Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga fëmijët pa
mbikëqyrje.
Siguria e përgjithshme
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe për
përdorime të ngjashme, si p.sh.:
–Në ferma; në zonat e kuzhinës për personelin në dyqane, në
zyra dhe në ambiente të tjera pune;
–Nga klientët në hotele, motele, ambiente me fjetje dhe mëngjes
dhe ambiente të tjera banimi.
• Mos i bllokoni vrimat e ventilimit në karkasën e pajisjes ose në
strukturën inkaso.
Të dhëna për sigurinë _______________2
Udhëzimet për sigurinë _____________3
Funksionimi ____________________5
Përpara përdorimit të parë ____________5
Përdorimi i përditshëm ______________5
Udhëzime dhe këshilla ______________6
Kujdesi dhe pastrimi _______________7
Zgjidhja e problemeve ______________8
Instalimi ______________________9
Zhurmat _____________________10
Të dhëna teknike ________________11
3
www.zanussi.com
• Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete artificiale për të
përshpejtuar procesin e shkrirje, veç atyre të rekomanduara nga
prodhuesi
• Mos e dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse.
• Mos përdorni pajisje elektrike brenda dhomëzave të ruajtjes së
ushqimeve të pajisjes, përveç nëse janë të llojit të rekomanduar
nga prodhuesi.
• Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull për të pastruar pajisjen.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë të lagësht. Përdorni
vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale pastruese të ashpra, tretës ose objekte metalike.
• Mos ruani substanca plasëse si kënaçe aerosoli me lëndë
djegëse në këtë pajisje.
• Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet zëvendësuar
nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose persona të kualifikuar, për
të shmangur rreziqet.
Udhëzimet për sigurinë
Instalimi
KUJDES! Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta instaloj këtë pajisje.
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
• Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen
sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë
doreza sigurie.
• Sigurohuni që ajri të mund të qarkullojë
përreth pajisjes.
• Prisni të paktën 4 orë përpara se të lidhni
pajisjen me energjinë elektrike. Kjo bëhet
që vaji të lejohet të rrjedhë përsëri te
kompresori.
• Mos e instaloni pajisjen pranë radiatorëve,
sobave, furrave ose vatrave të gatimit.
• Pjesa e pasme e pajisjes duhet të qëndrojë
kundrejt murit.
• Mos e instaloni pajisjen atje ku ka dritë të
drejtpërdrejtë dielli.
• Mos e instaloni këtë pajisje në zona me
shumë lagështirë ose shumë të ftohta, si
shtesa periferike të ndërtesave, garazhe
ose qilarë.
• Kur ta lëvizni pajisjen, ngrijeni nga ana
e ballore për të evituar gërvishtjen e
dyshemesë.
Lidhja elektrike
KUJDES! Rrezik zjarri dhe goditje
elektrike.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga
një elektricist i kualifikuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë me
karakteristikat e rrjetit elektrik. Nëse nuk
përkojnë, kontaktoni me një elektricist.
• Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të
instaluar si duhet.
• Mos përdorni përshtatës me shumë spina
dhe kabëll zgjatues.
4www.zanussi.com
• Sigurohuni që të mos dëmtoni pjesët
elektrike (p.sh. spinën e rrjetit, kabllon e
rrjetit, kompresorin). Kontaktoni Shërbimin
ose një inxhinier elektrik për të ndërruar
pjesët elektrike.
• Kablloja e rrjetit duhet të qëndrojë nën
nivelin e spinës së rrjetit.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke
e tërhequr nga kablli elektrik. Gjithmonë
tërhiqeni kabllin duke e kapur nga spina.
Përdorimi
KUJDES! Rrezik lëndimi, djegiesh,
goditjeje elektrike ose zjarri.
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
• Mos vendosni pajisje elektrike (p.sh.
makinë akulloresh) në pajisje përveçse kur
është shënuar nga prodhuesi se mund të
vendosen.
• Bëni kujdes të mos shkaktoni dëmtime te
qarku i frigoriferit. Ai përmban izobutan
(R600a), një gaz natyror me nivel të lartë
pajtueshmërie me mjedisin. Ky gaz merr
flakë.
• Nëse dëmtohet qarku i ftohjes, sigurohuni
që të mos ketë flakë dhe burime ndezjeje
në dhomë. Ajrosni dhomën.
• Mos lejoni që enë të nxehta të prekin pjesët
plastike të pajisjes.
• Mos vendosni pije freskuese në ndarjen e
ngrirjes. Kjo krijon presion tek ena e pijes.
• Mos vendosni produkte të ndezshme ose
sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë ose mbi pajisje.
• Mos e prekni kompresorin ose
kondensatorin. Ata janë të nxehtë.
• Mos hiqni ose mos prekni sende në ndarjen
e ngrirësit nëse duart i keni të lagura ose të
njoma.
• Mos ngrini përsëri ushqime që janë shkrirë.
• Zbatoni udhëzimet e ruajtjes që gjenden tek
ambalazhimi i ushqimit të ngrirë.
Kujdesi dhe pastrimi
KUJDES! Rrezik lëndimi ose dëmtim i
pajisjes.
• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen,
çaktivizojeni pajisjen dhe hiqeni nga priza.
• Kjo pajisje përmban hidrokarbure në
njësinë ftohëse. Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta kryejë mirëmbajtjen dhe
rimbushjen e njësisë.
• Kontrolloni rregullisht tubin e shkarkimit
të pajisjes dhe, nëse është e nevojshme,
pastrojeni. Nëse tubi i shkarkimit është
i bllokuar, uji i shkrirë do të mblidhet në
fundin e pajisjes.
Eliminimi i pajisjes
KUJDES! Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
elektrik.
• Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
• Hiqni derën për të evituar ngecjen e
fëmijëve dhe të kafshëve shtëpiake brenda
pajisjes.
• Qarku i ftohjes dhe materialet e izolimit të
kësaj pajisjeje nuk ndikojnë te ozoni.
• Shkuma izoluese përmban gaz të
ndezshëm. Kontaktoni autoritetin e
bashkisë suaj për t'u informuar mbi mënyrën
e duhur të hedhjes së pajisjes.
• Mos i shkaktoni dëmtime pjesës së njësisë
së ftohjes që është afër shkëmbyesit të
nxehtësisë.
5
www.zanussi.com
Funksionimi
Ndezja e
A
B
A) RREGULLATORI I TEMPERATURËS
B) ENERGJIA
1. Futeni spinën në prizë.
2. Rrotullojeni rregullatorin e temperaturës
në pozicionin e ngarkuar plotësisht dhe
mbajeni pajisjen në punë për 24 orë në
mënyrë që të arrihet temperatura e duhur
përpara se të vendosni ushqim brenda.
Drita treguese do të ndizet.
3. Rregulloni rregullatorin e temperaturës
sipas sasisë së ushqimeve të ruajtura.
Çaktivizimi
Për ta fikur pajisjen, rrotulloni rregullatorin e
temperaturës në pozicionin FIKUR.
Rregullimi i temperaturës
Temperatura brenda pajisjes kontrollohet nga
rregullatori i temperaturës që ndodhet në
panelin e kontrollit.
Për të vënë në funksionim pajisjen, veproni si
më poshtë:
• Rrotullojeni rregullatorin e temperaturës
drejt cilësimeve më të ulëta për të përftuar
ftohjen minimale.
• Rrotullojeni rregullatorin e temperaturës
drejt cilësimeve më të larta për të përftuar
ftohjen maksimale.
Përpara përdorimit të parë
KUJDES! Referojuni kapitujve për
sigurinë.
Pastrimi i brendësisë së pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë të parë,
pjesa e saj e brendshme dhe gjithë aksesorët
e brendshëm duhen larë me ujë të vakët dhe
pak sapun neutral për të hequr erën tipike të një
produkti të ri, e më pas duhet tharë tërësisht.
KUJDES! Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto mund të
dëmtojnë pjesët e lëmuara.
Përdorimi i përditshëm
KUJDES! Referojuni kapitujve për
sigurinë.
Ngrirja e ushqimit të freskët
Ndarja e ngrirësit është e përshtatshme për
ngrirjen e ushqimeve të freskëta dhe për ruajtjen
e ushqimeve të ngrira për një kohë të gjatë.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të
ngrihet për 24 orë, përcaktohet në pllakën e
specifikimeve. 1
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gjatë kësaj
periudhe mos shtoni ushqim tjetër për t'u ngrirë.
Ruajtja e ushqimeve të ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas një
periudhe jashtë përdorimit, përpara se të
futni produkte në ndarje, lëreni pajisjen të
punojë për të paktën 24 orë me rregullatorin
e temperaturës në pozicionin e ngarkuar
plotësisht.
1 Refer to “Technical data”

Właściciel serwisu: TERG S.A. Ul. Za Dworcem 1D, 77-400 Złotów; Spółka wpisana do Krajowego Rejestru Sądowego w Sądzie Rejonowym w Poznań-Nowe Miasto i Wilda w Poznaniu, IX Wydział Gospodarczy Krajowego Rejestru Sądowego pod nr KRS 0000427063, Kapitał zakładowy: 41 687 500,00 zł; NIP 767-10-04-218, REGON 570217011; numer rejestrowy BDO: 000135672. Sprzedaż dla firm (B2B): dlabiznesu@me.pl INFOLINIA: 756 756 756